Dr Fauci: Koronavirusi mund të vrasë deri në 200 mijë amerikanë

Pandemia e koronavirusit mund të vrasë deri në 200 mijë amerikanë dhe me miliona tjerë mund të infektohen, ka paralajmëruar eksperti kryesor i qeverisë amerikane.

Dr Anthony Fauci, imazhi i task-forcës së administratës Trump kundër koronavirusit, këto parashikime i bëri të dielën, raporton BBC.

“Duke analizuar ato që po i shohim tani, do të thosha nga 100 deri në 200 mijë të vdekur”, tha ai për CNN.

Por ai menjëherë kërkoi që të mos i kapen për fjale . “Nuk dua të më kapeni për fjale. Është një cak shumë i lëvizshëm”, deklaroi ai, transmeton KOHA.

Dr Fauci shtoi se SHBA-ja, e cila tani ka më së shumti raste të prekura me koronavirus në botë, ishte “fokusi” i përhapjes globale.

“Kemi një problem serioz në New York, kemi një problem serioz në New Orleans, dhe do të kemi probleme serioze edhe nëpër zona tjera”, tha ai.

“Dua të shoh që testimet po bëhen në terren. Nëse mund ta bëjmë këtë… atëherë mendoj se mund t’i heqim disa kufizime”, u shpreh Dr Fauci.

Deri më tani, në vend janë konfirmuar së paku 125,433 raste, me 2,201 vdekje. SHBA-ja tejkaloi edhe Kinën edhe Italinë javën e kaluar për numrin e rasteve të raportuara.

Por bilanci i vdekjeve mbetet më i ulët sesa në vatrat tjera në botë, si në Itali, Spanjë e Kinë.

Foto: Reuters

Më Shumë

Mbahet konsultimi publik për Planin e Trashëgimisë Kulturore 2026–2029 në Rahovec

Në Sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec është mbajtur konsultimi publik për Projekt-Planin e Trashëgimisë Kulturore 2026–2029, me pjesëmarrjen e qytetarëve, ekspertëve dhe përfaqësuesve...

ZKA gjen varg shkeljesh në Prizren: Keqklasifikim milionash, kontrata pa para dhe nënvlerësim të pasurisë

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka lëshuar një opinion të kualifikuar për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Prizrenit për vitin 2025. Raporti ka...

Lajmet e Fundit