6.9 C
Prizren
E shtunë, 15 Nëntor, 2025

Shpresoj të kem sukses në krijimin e një Shqipërie të Madhe

“Les Nouvelles” ka botuar të mërkurën e 12 nëntorit 1913, në faqen nr. 3, një shkrim në lidhje me intervistën e Esat Pashë Toptanit me korrespondentin e Piccolos në Trieste, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Mendimi i Esat Pashës

Vjenë, 12 nëntor. – I intervistuar nga korrespodenti i Piccolos në Trieste, Esat Pasha nuk pranoi të tregojë cili, sipas tij, ishte sovrani që do t’i përshtatej më së miri Shqipërisë.

Ai shtoi se grindja e tij me Ismail Qemal Beun ishte aq shumë serioze sa që nuk do të kishte ndonjëherë një pajtim të mundshëm midis tyre; por megjithatë ai shpresonte të kishte sukses në krijimin e një Shqipërie të Madhe dhe kishte besim se as Austria dhe as Italia nuk do t’i lejonin vetes të tërhiqeshin në favor të grindjeve që ndajnë krerët shqiptarë, kështu për të evituar shkatërrimin e veprës së tyre dhe ndarjen e Shqipërisë.

Korrespondenti i Piccolo thotë se Esati ka arritur të shtrijë autoritetin e tij mbi të gjitha popullsitë e zonave malore, veçanërisht tek Malsorët, të cilët janë plotësisht të përkushtuar ndaj tij. Ai takohet shpesh me peshkopin e Taraboshit dhe famullin e peshkopit të Durrësit, si dhe me Faik Beun, një nga anëtarët e qeverisë së përkohshme.

Më Shumë

Rruga Gorozhup–Pogaj, bashkon Hasin

Nga: Mr.Sc Shaban Osmanollaj – Has Ndërtimi i rrugës që lidh Gorozhupin e Hasit të Kosovës me Pogajn e Hasit të Shqipërisë nuk është vetëm...

Shaqir Totaj konfirmon pesë drejtori për LDK-në në qeverisjen e ardhshme të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se në kuadër të marrëveshjes së koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), kësaj partie...

Lajmet e Fundit