Arrestohet një persona në fshatin Xërxë për lëvizje pa arsye gjatë orës policore

Një person është arrestuar të hënën në Komunën e Rahovecit, pasi dyshohet se ka vepruar në kundërshtim me masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për parandalim të virusit Covid-19.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ai është arrestuar derisa ishte duke të lëvizur pa arsye gjatë orës policore”

“Me 06 prill 2020 rreth orës 18:35, në fshatin Xërxe të Rahovecit, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti është hasur duke lëvizur me automjet pa ndonjë arsye në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.”, thuhet në raport.

  1. Sipas Policisë së Kosovës, pas intervistimit, i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

1 muaj paraburgim ndaj të miturit të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobaj të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit A.O., në kohëzgjatje prej një muaji, i dyshuar...

Lajmet e Fundit