7.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

PK-ja vlerëson pozitivisht mbarëvajtjen e fushatës

Kizolli-perfundimi i fushatesPartia Konservatore e Kosovës konsideron se fushata elektorale për zgjedhjet komunale ka rrjedhur në një atmosferë të qetë, në frymën demokratike dhe pa probleme serioze. Sipas PK-së, vërejtjet kryesore kanë të bëjnë me largimin, mbulimin dhe shqyerjen e disa materialeve propaganduese të postuara nëpër vende të ndryshme nëpër qytet.

Kandidati i Partisë Konservatore të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Beni Kizolli, duke vlerësuar zgjedhjet lokale si historike për qytetin e Prizrenit, ka apeluar te qytetarët e Komunës që të dalin në këto zgjedhje në mënyrë masive.

“Në emër timin personal dhe të Partisë Konservatore të Kosovës, të anëtarësisë, simpatizantëve dhe qytetarëve të Komunës së Prizrenit, për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme si dhe për konsideratën e mediave lokale ndaj aktiviteteve të Partisë në kuadër të fushatës parazgjedhore, ju drejtohem të gjithë qytetarëve të komunës së Prizrenit që të dalin në këto zgjedhje në mënyrë masive, duke vlerësuar si zgjedhje historike për qytetin tonë. Ju thërras të gjithëve dhe secilin votues që të ktheni buzëqeshjen dhe shpresën tuaj të humbur, sepse ju keni merituar më shumë nga qeveria komunale. Keni merituar që të keni një jetë të lumtur me dinjitet dhe që të trajtoheni ndryshe nga qeveritë e mëparshme lokale. Prandaj, adresa juaj e vetme është Partia Konservatore e Kosovës, është numri 63 dhe janë kandidatët nga Partia Konservatore e Kosovës dhe votoni për më të mirët”, tha Kizolli.

Ndërsa, kandidati për kuvendin komunal të Prizrenit, Nderim Pasuli, tha se fushata e Partisë Konservatore të Kosovës ishte e dinjitetshme dhe e kuptimplotë.

“Fushata jonë ishte e dinjitetshme dhe e kuptimplotë. Kemi dëshmuar se si bëhet një fushatë moderne dhe demokratike. Kemi dëshmuar se si edhe me një buxhet të vogël e të pamjaftueshëm mund të arrihet maksimumi dhe rezultati i suksesshëm duke fokusuar energjinë dhe aktivitetet tona në çështjet kryesore në bazë të planifikimit strategjik. Prandaj, kjo dëshmon se Partia Konservatore e Kosovës është ndryshe, jemi sjellë ndryshe dhe me mbështetjen e qytetarëve do të sjellim ndryshime në skenën politike të Prizrenit”, tha Pasuli./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Malishevë: Dyshohet se vazhdimisht ushtroi dhunë psikike dhe tentoi ta rrah nënën, arrestohet

Është arrestuar një mashkull në Malishevë, pasi dyshohet se vazhdimisht ka ushtruar dhunë psikike, si dhe ka tentuar ta sulmonte fizikisht nënën e tij. Policia...

Moti sot: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Të enjten, parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje shiu, lokalisht në formë të...

Lajmet e Fundit