Vdes 66 vjeçarja nga Malisheva – shkon në gjashtë numri i viktimave me Covid-19 në Kosovë

Një grua 66 vjeçare nga Malisheva është viktima e gjashtë në Kosovë nga coronavirusi.

“Sot më 08.04. 2020 në Klinikën Infektive të QKUK-së ka përfunduar me vdekje pacientja 66 vjeçe, nga Malisheva, e cila ka qenë e diagnostikuar me Covid-19. E njëjta ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqërisë. Kjo është vdekja e gjashtë e shënuar në Kosovë nga Covid-19”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se e njëjta ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Më Shumë

Nisin manifestimet për Ditën e Çlirimit dhe Dëshmorëve në Malishevë

Në Komunën e Malishevë kanë nisur aktivitetet për shënimin e 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve, me një program të...

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1880 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit