33.2 C
Prizren
E shtunë, 26 Korrik, 2025

Rritet çmimi i bukës, sheqerit, ilaçeve kafesë…

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” për muajin mars 2020.

Sipas këtyre statistikave indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë për 0.7% në muajin mars 2020, krahasuar me muajin mars 2019. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it

Kjo është komunikata e plotë:

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin mars 2020, viti bazë 2015=100.

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte (-0.1%) në muajin mars 2020 krahasuar me muajin shkurt 2020. Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit te nëngrupi i COICOP-it: përdorim i pajisjeve për transportin personal

(-6.4%) – (rënie e çmim eve të naftës dhe benzinës) me një ndikim të këtij nëngrupi prej (-0.5%) në IHÇK.

Ndërsa, ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet: bukë dhe drithëra (0.2%); mish (0.4%); pemë (7.2%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (1.6%); pije alkoolike (2.1%); veshje (2.4%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (1.5%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (0.4%) në IHÇK. Si dhe, ndryshimet e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve te disa nëngrupe, pa ndonjë ndikim në IHÇK.

Norma vjetore e inflacionit, e matur në muajin mars 2020 me muajin mars 2019, ishte 0.7%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë për 0.7% në muajin mars 2020, krahasuar me muajin mars 2019. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (2.0%); mish (2.9%); qumësht, djath ë dhe vezë (2.0%); vajra dhe yndyrëra (2.5%); pemë (13.0%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (4.4%); produkte të ndryshme ushqimore, kripëra, erëza etj., (4.2%); kafe, çaj dhe kakao (10.8%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (1.7%); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (0.4%); drunj për ngrohje, enë, takëme dhe mjete të ndryshme të kuzhinës (2.2%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (4.7%); produkte mjekësore, aparaturë dhe pajisje (3.6%); shërbime ambulatore (6.1%); blerje e automjeteve (1.7%); shërbime hoteliere (2.5%); gjëra personale (4.2%); sigurime (19.2%); sigurim i automjeteve, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.8 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet: perime (-13.7%); veshje (-0.9%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (-7.5%) – (rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës), shërbime të transportit (-2.7%) – (rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1.1 për qind) në IHÇK. Si dhe ndryshimet e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve te disa nëngrupeve pa ndonjë ndikim në IHÇK.

Më Shumë

Kurti në Festivalin e Domates në Mamushë: Mbështetja për bujqësinë po jep rezultate

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti mbrëmë mori pjesë në hapjen e Festivalit Ndërkombëtar të Domates, edicioni i 16-të, i cili mbahet tradicionalisht në Komunën...

Ballkani përforcohet me Diar Vokrrin dhe Adnan Golubovic në prag të sfidave evropiane

FC Ballkani ka zyrtarizuar dy afrime të rëndësishme në prag të ndeshjeve të sezonit të ri dhe sfidave në arenën ndërkombëtare. Futbollisti i ri...

Lajmet e Fundit