Mblidhet bordi i Telekomit, pritet shkarkimi i kryeshefit dhe drejtorit financiar

Është mbledhur bordi i Telekomit të Kosovës. Gjatë kësaj mbledhjeje pritet të shkarkohet kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi dhe drejtori financiar, Armand Osaj.

Pjese e kësaj mbledhjeje sipas informacioneve që ka KOHA pritet të jetë edhe ministrja e MEPTINIS, Rozeta Hajdari.

Ndërkaq pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë duke qëndruar afër objektit të Telekomit.

Merret vesh se policia ka shtuar praninë e saj për shkak të situatës së tensionuar në këtë mbledhje.

Raportohet se disa pjesëtarë të Policisë kanë hyrë brenda objektit.

Më Shumë

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Suharekë, vazhdon shkyçja për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., Njësia e Suharekës, ka njoftuar se aksioni për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit do të vazhdojë ndaj konsumatorëve që kanë...

Lajmet e Fundit