Masat kundër coronavirusit – arrestohen 21 persona në Gexhë të Rahovecit, po luanin futboll

Në fshatin Gexhë të Komunës së Rahovecit, disa persona duket se edhe ishin mërzitur pak nga izolimi në shtëpi, ose po e trajtonin jo me seriozitet vendimin e Qeverisë që të mos grumbullohen e të mos dalin jashtë.

Ata ishin mbledhur sot në një fushë futbolli të mbyllur. Por, qejfi nuk iu zgjati shumë, pasi Policia e Kosovës u shkoi aty dhe arrestoi 21 persona, 3 prej të cilëve të mitur.

Lumni Graishta, zyrtar policor në Rajonin e Gjakovës ka konfirmuar këtë për Reporterin, teksa ka shtuar se 18 prej këtyre personave po mbahen në qendrën e ndalimit për 48 orë, ndërkaq 3 të miturit janë liruar.

Komuna e Rahovecit deri më tani nuk ka raste pozitive me coronavirus. Në Kosovë janë gjithsejtë 250 të infektuar. /Reporteri

Më Shumë

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në kilometrin e 52-të të segmentit rrugor Prishtinë-Malishevë. Dy persona (burrë dhe grua),...

Qindra qytetarë në Mejdan – rikthehet spektakli i pehlivanëve në Opojë pas shumë vitesh

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit, këtë vit u rikthye pas shumë vitesh një nga traditat...

Lajmet e Fundit