13.3 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Haskuka: Kemi filluar hulumtimin, pas rastit të ri me COVID-19 në Prizren

Një rast i ri ka rezultuar pozitiv me COVID-19 në Prizren.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, njofton se ekipet përgjegjëse menjëherë kanë filluar hulumtimin për identifikimin e rasteve të mundshme të kontaktit që mund të rrjedhin nga ky rast.

Postimi i plotë i Haskukës:

Sipas njoftimit të publikuar pak minuta më parë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjithsej 14 raste që ishin me COVID-19 tashmë janë shëruar, derisa 23 raste të tjera të reja kanë rezultuar pozitive.

Prej këtyre 23 rasteve të reja, një është nga komuna e Prizrenit. Ekipet përgjegjëse menjëherë kanë filluar hulumtimin për identifikimin e rasteve të mundshme të kontaktit që mund të rrjedhojnë nga ky rast. Komuna nëpërmjet drejtorit të Shëndetësisë, Visar Shehu, është në komunikim të vazhdueshëm me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, së bashku me të cilin po punohet në mënyrë të koordinuar.

Virusi mund të jetë në çdo vend, andaj mënyra më e mirë për ta luftuar atë është qëndrimi në shtëpi.

Rri në shtëpi !
Rri pastër!
Rri në distancë !

Më Shumë

Ukaj i LDK-së me kërkesë për Abdixhikun: Fute Agim Veliun në listë për deputetë

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Xhavit Ukaj, i ka bërë thirrje kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, që për zgjedhjet e reja ta...

Shannon Shorter, MVP i publikut

Shannon Shorter është zgjedhur MVP i ndeshjes mes Bashkimit dhe Borës, sipas votave të ndjekësve në rrjetet sociale të FBK-së. Shorter zhvilloi një tjetër paraqitje...

Kohë lufte

Lajmet e Fundit