Banorët e lagjes së izoluar në Malishevë ankohen se nuk po marrin shërbime mjekësore

Lagjja “Begaj” në Banjë të Malishevës ka numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus.

Për këtë arsye, në këtë lagje janë ndërmarrë masa më të ashpra pas futjes në karantinë, raporton KOHA.

Policia thonë se po i respektojnë urdhrat që kanë marrë për sigurimin e zonës.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, thotë që kjo lagje duhet të respektojë izolimin për shkak të rrezikut të përhapjes së koronavirusit.

Ai shtoi se do të gjejë zgjidhje për banorët e lagjes që përballen me probleme shëndetësore.

Kryetari i komunës ka kërkuar nga qytetarët që sëmundjet të mos i përdorin si pretekst për të dalë nga izolimi.

Sa i përket trajtimit të rasteve të problemeve shëndetësore që nuk lidhen me COVID – 19, drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Malishevë thotë se shërbimet mjekësore po u ofrohen të gjithë banorëve të Malishevës, madje edhe në shtëpitë e tyre.

Mirëpo, banorët e Banjës së Malishevës thonë që orari i ri i lëvizjes e ka vështirësuar jetën e tyre.

Numri i të infektuarve me COVID – 19 në Komunën e Malishevës ka arritur mbi 60, që e bën zonën më të prekur nga ky virus në Kosovë.

Më Shumë

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Edhe lypës, edhe zotni

Prof. Azem Lajqi 1.Në vendin e punës, ka individë që nuk u përgjigjen obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive të punës nga e cila paguhen, ndërsa kërkojnë...

Lajmet e Fundit