Real Madrid ‘tregon dhëmbët’, transferon Haalandin dhe Mbappen

Prania e vazhdueshme e Karim Benzemas te Real Madrid dhe simpatia që Zinedine Zidane ka për të, nuk do të ndalojë ‘Los Blancos’ të shkojnë pas dy talentëve më emocionues të futbollit.

Daily Mail raporton se Real Madrid janë të interesuar të nënshkruajnë me Erling Haalandin e Borussia Dortmundit dhe Kylian Mbappen e PSG-së, përcjell lajmi.net.

Për norvegjezin e ri, Real Madrid do të veprojë këtë verë, me t’u hapur afati kalimtar, ndërsa për Kylian Mbappen, në verën e ardhshme.

Haaland dhe Mbappe, kanë gëzuar formë të mirë këtë sezon, dhe mosha e tyre e re, bën të kuptohet se në të ardhmen ata do të kenë fjalën e fundit në sportin më të dashur në botë, futbollin.

Më Shumë

Totaj me bashkëpunëtorë vizitoi fermerin Isen Islamaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit, vizitoi sot fermerin Isen Islamaj në lagjen “Bajram Curri”. Fermeri Islamaj falë punës së...

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se u deponuan në një bankë në Prizren

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se janë deponuar në një bankë në Prizren nga disa persona të panjohur. Rastin në Policinë e...

Lajmet e Fundit