Spanja lehtëson masat, lejon daljen e fëmijëve nga shtëpitë

Qeveria spanjolle ka lehtësuar masat për fëmijët që ishin të ngujuar në shtëpi që prej 14 marsit si formë e parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Kryeministri Pedro Sanchez synon që të lehtësojë masat më 27 prill me qëllim që fëmijët të mund të dalin për të marrë ajër të pastër, transmeton KOHA.

Vendimi i qeverisë vjen pas lutjeve të qyteteve që fëmijët të lejoheshin të dilnin jashtë shtëpive për një kohë të caktuar. Sidoqoftë, izolimi kryesor është ende në funksion.

Të rriturve u mundësohet dalja vetëm për të blerë gjëra ushqimore dhe ilaçe.

Në Spanjë kanë vdekur 20 mijë persona dhe 200 mijë të tjerë janë infektuar me virusin vdekjeprurës.

Më Shumë

Goditet nga vetura një person në Prizren, dërgohet me lëndime të rënda në QKUK

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një automjet pasditen e djeshme në Prizren. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së...

Komuna e Malishevës dhe UNDP mbështesin katër projekte të shoqërisë civile

Komuna e Malishevës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) kanë nënshkruar marrëveshje financimi në kuadër të programit ReLOaD3, projekt i mbështetur...

Lajmet e Fundit