Mustafa: Varet nga Vetëvendosje nëse Vjosa Osmani do të mbetet kryeparlamentare

Nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani sot nuk ka shkaur në mbledhjen e Kryesisë ku u caktua Avdullah Hoti për mandatar.

Kryetari Isa Mustafa tha se asaj i është dërguar ftesa, por që vetë ajo nuk i është përgjgjigjur, njofton Klan Kosvoa.

“Janë ftuar gjithë anëtarët e Kryesisë dhe kanë munguar dy-tre vetë, përfshirë Vjosa Osmaninm Ftesë kanë pasë dhe ‘skemi pasë kohë që t’i thërrasim dhe t’i pyesim pse s’keni ardhur. Ajo është anëtare e Kryesisë dhe nënkryetare”.

Sa i përket qëndrimit të Vjosa Osmanit në postin e kryeparlamentares, Mustafa tha se si parti ata kanë dëshirë që ajo të qëndrojë, por se vendimi i takon Vetëvendosjes.

“Sa na përket neve ne dëshirojmë të mbetet duhet me e pritë a hapet ajo çështje. Dihet sipas interpetimit të Gjykatës, ajo pozitë i takon partisë së parë të dalë nga zgjedhjet”.

Më Shumë

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Kryetarja e Gjykatës së Prizrenit diskuton me Akademinë e Drejtësisë për rritjen e kapaciteteve profesionale

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim pune drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, së bashku me përfaqësues...

Lajmet e Fundit