Avudullah Hoti kandidat për kryeministër

Avudullah Hoti do të jetë kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

“Ishte kërkesë e gati të gjithë anëtarëve që unë të marr këtë përgjegjësi, sepse ata konsideronin si vullnet dhe përgjegjësi të tyre, unë e arsyetova para krysesisë që nuk jam në gjendje të marrë këtë përgjegjësi”.

Ai tha se janë diskutuar disa emra, por, në fund është vendosur për Avdullah Hotin.

“Ne kemi diskutuar për Avdullah Hotin, Lutfi Hazirin, Kujtim Shalën, ka pas edhe emra të tjera, me vullnetin e të gjithëve jemi pajtuar që z. Hoti të propozohet nga kryesia e LDK’së, për kryeministër”, ka thënë Mustafa pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së.

Më Shumë

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze...

Komuna e Malishevës apelon për kujdes nga zjarret gjatë sezonit veror

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përkatësisht Sektori për Emergjenca, ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë sezonit veror,...

Lajmet e Fundit