Kampionë të vërtetë, “Italia 2006” dhuron 4 autoambulanca

Alessandro Del Piero ka njoftuar se së bashku me shokët e skuadrës së Italisë kampione bote në vitin 2006, kishin grumbulluar para dhe kanë blerë katër autoambulanca, që ia kanë dhuruar Kryqit të Kuq Italian për të ndihmuar në trajtimin e njerëzve të prekur nga COVID-19.

“Ato janë ultramoderne, me sistem të ri bio-kontrollimi dhe mund të përdoren edhe në fund të kësaj pandemie, që shpresojmë të mbarojë së shpejti. Është një shenje e fatit që ne mblodhëm mjaftueshëm para për katër autoambulanca, po aq sa numri i kupave të botës që ka fituar Italia.

Faleminderit edhe njëherë të gjithë, provuam edhe njëherë rëndësinë e të qenurit një ekip i madh”, shkruan Del Piero në “Instagram”. Futbollistët kishin nxjerrë fanella në shitje dhe kishin përdorur rrjetet sociale për t’i shitur ato dhe për të bërë më pas këtë gjest të bukur.

Më Shumë

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Lajmet e Fundit