14.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Vdes nga Coronavirusi në moshën 36 vjeçare futbollisti shqiptar

Ka vdekur në moshën 36-vjeçare për shkak të Coronavirusit, ish-futbollisti shqiptar nga Gradeci i Gostivarit, Ermir Zulbeari.

I ndjeri, vuante nga pneumonia dhe pas një jave i shtrirë në Klinikën e Shkupit, i ishin shfaqur probleme edhe me zemër. Mjekët konstatuan se ish-futbollisti ka qenë i prekur edhe nga Coronavirusi.

Zulbeari qenë lojtar i KF Gradeci, ekip të cilin më vonë e drejtoi për disa sezone. Ai do të mbahet mend si dashamirës i madh i sportit. Ermiri ishte baba i 3 fëmijëve, para 7 muajve ishte bërë baba për së treti.

Më Shumë

“Prapë nata erdhi” – kënga e re e Mentor Mazrekut vjen si baladë e lehtë

Këngëtari Mentor Mazreku ka publikuar këngën e tij më të re, të titulluar “Prapë nata erdhi”, duke sjellë një projekt të ri që vjen...

Përkujtohet heroi Pal Paluca në Prizren

Në Ditën e Dëshmorëve, në varrezat e dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit janë bërë homazhe për të nderuar sakrificën e të rënëve për liri,...

Lajmet e Fundit