Nga një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për dhunë në familje në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, gjatë vikendit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, ndaj dy të dyshuarve për dhunë në familje.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës (PK), i arrestuari i parë dyshohet se nën ndikim të alkoolit kishte keqtrajtuar dhe kanosur bashkëshorten dhe djalin e tij.

Kurse i arrestuari i dytë, sipas PK-së,  dyshohet se gjatë orëve të mëngjesit të së premtes ka shkaktuar dhunë në familje. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Rock & Blues Festival rikthehet në Prizren për edicionin e katërt

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar mbajtjen e edicionit të katërt të “Rock & Blues Festival”, i cili do të zhvillohet...

Valmir Kakruki te Bashkimi

Bashkimi pritet ta zyrtarizojë shpejtë transferin e parë të ri për sezonin e ardhshëm. Siç ka mësuar AsistiOnline.com, portokallinjët kanë arritur marrëveshje me Valmir Kakrukin. Lojtari...

Lajmet e Fundit