Me kalendar të ngjeshur dhe pa tifozë, rifillon Formula 1

Rreziku mbetet i madh për të dështuar, por shpresa ekziston. Formula 1 mund të fillojë në 5 korrik me Çmimin e Madh të Austrisë dhe me një kalendar të shkurtuar.

Deri tani janë anuluar 10 gara, duke nisur me atë të Australisë që duhej mbajtur në muajin mars, e për të përfunduar me Çmimin e Madh të Francës.

Autoritetet franceze e vlerësuan si të pamundur organizimin e garës së këtij viti të planifikuar në 28 qershor, për shkak të epidemisë së Koronavirusit.

Presidenti francez, Macron, kishte ndaluar më parë çdo aktivitet sportiv  deri në mesin e muajit korrik. Konfirmohet, ndërkaq, Çmimi i Madh i Britanisë, ndonëse ai nuk do të jetë si zakonisht.

Organizatorët e konkurrimit, që mbahet në pistën e Silverstone, lajmëruan se ata po përgatiten për të zhvilluar garën, por theksuan se ajo do të jetë pa tifozë.

Humbja është e madhe sepse një ngjarje e tillë sportive zakonisht ndiqet nga më shumë se 100 000 spektatorë.

Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë e goditur fort nga epidemia e Koronavirusit, por autoritetet sportive besojnë se janë kushtet për të zhvilluar garat, nën masa të forta sigurie.

Formula 1 parashikon të ketë gjithsej 12 gara këtë sezon, të fillojë në 5 korrik në Austri dhe të përfundojë në 29 nëntor në Abu Dabi.

Më Shumë

Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Ndamë së bashku dashurinë e festës

Në ditën e festës së Kurban Bajramit, kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së ka vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë. E shoqëruar edhe...

Breshër dhe erëra të forta në Prizren, publikohen pamje nga Korisha

Reshjet e shiut në Prizren janë shoqëruar sot me breshër dhe erëra të forta. Në Korishë është raportuar breshër, sipas pamjeve të publikuara nga...

Lajmet e Fundit