Brad Pitt i plotëson dëshirën mjekut amerikan

Ai është një nga mjekët infeksionist me më shumë reputacion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, madje media e rendit në krahun e djathtë të Presidentit Donald Trump si këshilltarin parësor në këtë situatë pandemie globale jo vetëm në Amerikë, por edhe në të gjithë botën.

Anthony Fauci shfaqet në çdo dalje publike nga Shtëpia e Bardhë për të qartësuar opinionin publik për gjendjen e koronavirusit, situatën aktuale dhe luftën që po bëhet me “armikun” e padukshëm.

Në një intervistë  të fundit për një televizion amerikan, mjeku u shpreh se nëse një ditë dikush do ta imitionte do donte që ai të ishte Brad Pitt.

Aktori nuk ka vonuar, por ja ka plotësuar menjëherë dëshirën mjekut infeksionist duke u shfaqur në një video interesante që tashmë po bën xhiron e mediave në të gjithë botën.

Më Shumë

Familjari i imamit të vrarë: Ky person e kërcënonte prej më shumë se një viti

Familjari i imamit të vrarë në fshatit Zlipotok të Komunës së Dragashit, Benjamin Tairovci ka thënë se i ndjeri ka pas kërcënime të vazhdueshme...

FC Prizreni nis ristrukturim të thellë, fokus i madh te lojtarët vendorë

FC Prizreni ka hyrë në një fazë të re riorganizimi të plotë, duke synuar ndryshime në strukturën e klubit, stafin teknik dhe përbërjen e...

Lajmet e Fundit