Abdixhiku: Rruga Prevallë- Brezovicë po merr infrastrukturën e nevojshme (Foto)

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, përmes një deklarate në Facebook ka thënë se rruga Prevallë- Brezovicë po merr infrastrukturën e nevojshme.

Abdixhiku ka shkruar po ashtu se janë duke u asfaltuar mbi 10 kilometra rrugë të cilat do të përfundojnë shumë shpejtë.

“Kushte të jashtëzakonshme, por investimet vazhdojnë. Një ndër pjesët më të bukura të Kosovës, pjesa Prevallë-Brezovicë, po e merr infrastrukturën e nevojshme. Mbi 10 kilometra rrugë po asfaltohen. Ekipet tona në terren çdo ditë. Kur të përfundojë kjo pandemi një ditë, e do të përfundojë shpejt shumë, do të kemi një rrugë më të lehtë drejt pjesëve më mbresëlënëse të vendit”, ka shkruar Abdixhiku.

Dje kjo ministri kishte njoftuar se kjo rrugë do të qëndronte e mbyllur deri më datën 2 maj 2020 për shkak të rregullimeve.

 

Më Shumë

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit