Prizreni dje pati më shumë të shëruar se sa të infektuar me COVID-19

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se dje në këtë qytet janë shëruar 12 pacientë me COVID-19, kurse janë infektuar 5 të tjerë.

“Mbrëmë për herë të parë kishim më shumë të shëruar se sa të infektuar nga koronavirusi. Në Kosovë 35 të shëruar dhe 17 të infektuar. Në Prizren 12 të shëruar dhe 5 të infektuar”, shkruan Haskuka.

“Por, nuk bën të relaksohemi ngase të gjitha rastet e reja janë kontakte”.

“Mbrojtja më e mirë kundër këtij virusi është kujdesi jonë”.

“Të mbrojmë veten, familjen dhe shoqërinë duke respektuar masat”.

Më Shumë

Prizreni përkujton 27-vjetorin e masakrës së Korishës

Në 27-vjetorin e masakrës së Korishës, janë zhvilluar sot aktivitete përkujtimore në nderim të 77 civilëve të vrarë më 13 maj 1999, ndër ta...

22-vjeçari nga Peja kapet gjatë natës me pistoletë dhe thikë në Prizren

Policia në Prizren ka ndaluar një 22-vjeçar nga Peja, i cili gjatë kontrollit është kapur i armatosur me pistoletë dhe thikë. Sipas njoftimit të policisë,...

Lajmet e Fundit