Detyra të vështira

Arsimtarja e lëndës së matematikës na kishte dhënë tri detyra që t’i zgjidhnim në shtëpi. Në fillim nuk m’u dukën të vështira. Mendova se do t’i zgjidhja për dhjetë deri në pesëmbëdhjetë minuta.

E mora fletorën në të cilën bëja ushtrime, sepse në rast se do të gaboja s’kishte fare problem, ngaqë ishte një fletore të cilën e përdorja vetëm në shtëpi. E zgjidha detyrën e parë, pastaj të dytën, pastaj edhe të tretën. Seç m’u kujtua t’ua bëj provën nëse e kishin rezultatin e saktë.

Fillova nga detyra e parë deri te e fundit por asnjëra s’më dilte e saktë. Provova përsëri, por rezultati nuk dilte i saktë. Unë jam e zonja në matematikë, prandaj edhe habitesha me veten. Në fund vendosa që t’i shkruaja mesazh shoqeve të mia. Kur mora përgjigjet e tyre pashë se edhe ato kishin po të njëjtat probleme. Shkëmbyem shumë mesazhe shfletuam shumë libra por zgjidhjen s’mund ta gjenim.

Vendosëm t’i thoshim arsimtares se nuk i kuptonim detyrat edhe pse na vinte pak siklet, sepse ne ishim të parat të cilat e ngrejmë dorën për t’i zgjidhur detyrat më të vështira. Të nesërmen me shumë drojtje i thamë arsimtares se nuk kishim arritur t’i gjenim zgjidhjet e detyrave. Ajo i pa detyrat, filloi të qeshte dhe tha:

“ Nxënës të dashur, ju kërkoj falje. Këto janë detyra për klasën e nëntë “.
Unë dhe shoqet e mia u gëzuam sepse e kuptuam që problemi s’ishte tek aftësitë tona. Më pas ajo na dha detyrat për klasën e shtatë. I bëmë detyrat dhe mësuesja na përgëzoi për saktësinë në zgjidhjen e detyrave të matematikës.

Geta Totaj kl.VII/3, në shkollën “Zenun Çoçaj” në Gjonaj

 

Më Shumë

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Vushtrria Basket në U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka nisur me fitore serinë finale të Play-Off-it, pasi mposhti Vushtrria Basket me rezultat 79:57,...

Trepça – Bashkimi, sonte gjysmëfinalja e dytë në “Minatori”

Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e play-offit të Superligës së Kosovës në Basketboll, mes Trepça dhe Bashkimit. Kjo përballje luhet në palestrën “Minatori”, në Mitrovicë,...

Lajmet e Fundit