16.7 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025

Afatet që Gjykata Kushtetuese ia ka dhënë Vetëvendosjes

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka pranuar të enjten, më 30 prill 2020, rreth orës 17:00, një kërkesë të parashtruar nga 30 deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, përmes së cilës kërkohet vlerësimi i kushtetutshmërisë së Dekretit nr. 24/2020, të datës 30 prill 2020, të Presidentit të Republikës së Kosovës.

Në njoftimin për media të Gjykatës Kushtetuese thuhet se përveç kësaj, në kërkesën e parashtruar, deputetët parashtrues kanë kërkuar nga Gjykata edhe vendosjen e masës së përkohshme për pezullim të zbatimit të Dekretit në fjalë.

Me qëllim të shqyrtimit urgjent dhe gjithëpërfshirës të kërkesës, me numër të rastit KO72/20, Gjykata dje ka dërguar shkresat njoftuese përmes së cilave ka kërkuar nga të gjitha palët e interesit në këtë rast që komentet përkitazi me kërkesën për caktim të masës së përkohshme t’i dorëzojnë në emailin zyrtar të Gjykatës Kushtetuese sot, më 1 maj 2020, në orën 12:00 dhe komentet përkitazi me meritat e kërkesës, t’i dorëzojnë në Gjykatë deri më 8 maj 2020, në orën 16:00.

Sipas Gjykatës Kushtetuese njoftimi për regjistrimin e kërkesës së parashtruar nga deputetët dhe për dorëzimin e komenteve tashmë u është dërguar: Presidentit të Kosovës; Kryeministrit të Kosovës; Kryetares së Kuvendit të Kosovës, me kërkesën specifike që kopja e kërkesës t’u dërgohet të gjithë deputetëve të Kuvendit dhe Avokatit të Popullit.

Gjykata Kushtetuese është e përkushtuar që në përputhje me përgjegjësitë dhe me funksionin e saj kushtetues, këtë lëndë ta trajtojë me urgjencë dhe prioritet.

Ndryshe, një ditë më parë LVV i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar opinion ligjor për mandatarin të cilin Thaçi ia dha LDK-së, për formimin e Qeverisë së re pas mocionit të mosbesimit ku u rrëzua qeveria në krye me Albin Kurtin.

Më Shumë

Tentativa e 11-të për konstituim dështon – Kuvendi mbetet i bllokuar

Kuvendi i Kosovës edhe në tentativën e 11-të nuk arriti që të konstituohet. Kryesuesi Avni Dehari kërkoi sërish nga PDK, LDK, AAK, Nisma dhe Lista...

Dragashi përballet me ndërprerje të përkohshme të ujit pas defektit pranë xhamisë së vjetër

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar konsumatorët e Dragashit se mbrëmë ka ndodhur një defekt në gypin kryesor të ujësjellësit, në afërsi...

Lajmet e Fundit