3 C
Prizren
E premte, 26 Dhjetor, 2025

Shtyhet vendosje e shtatores së Skënderbeut në Prizren, shkak COVID-19

 

Vendosja e shtatores së Skënderbeut në Prizren është shtyrë për shkak  COVID-19, shkruan ‘PrizrenPress’.

Kryetari i Shoqatës së Intelektualëve gjithëshqiptar, Ndue Oroshi, tha se qytetarët do të informohen me kohë për datën tjetër të vendosjes së shtatores.

“Shoqata “Trojet e Arbrit” dhe Drejtoria e Administratës e Komunës së Prizrenit, njoftojnë të gjithë qytetarët prizrenas dhe anë e kënd trojeve shqiptare që vendosja e Monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut që ka qenë e planifikuar të vendoset më, 6 maj 2020 në Prizren do të shtyhet”, tha ai.

“Shkaku i shtyrjes është koronavirusi, cili e ka bllokuar jetën shoqërore jo vetëm në Prizren, por në mbarë globin”.

“Për datën e vendosjes së Monumentit do t´iu njoftojmë me kohë. Kjo do të bëhet karshi rrethanave dhe kohës së kalimit të epidemisë si dhe mundësisë së organizimit të tubimeve publike”.

“Meqenëse ky është një eveniment i veçantë kemi dëshirë që ta bëjmë një organizim të madh ku do të marrin pjesë përveç shumë qytetarëve prizrenas edhe shumë shqiptarë anë e kënd trojeve etnike shqiptare, si dhe mërgimtarët shqiptarë që jetojnë në diasporë dhe që janë financuesit kryesorë të këtij projekti kombëtar”.

“Për datën e re të vendosjes së monumentit do t´iu njoftojmë me kohë në mënyrë që ta keni mundësinë e pjesëmarrjes”.

Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar, sot në Prizren ishte vendosur gurthemeli i shtatores së kryetrimit shqiptar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, projekt ky që ka kushtuar 70 mijë euro dhe që do të jetë i gatshëm në muajin mars të vitit të ardhshëm./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Gjendje alarmante në Prizren, një lagje deri në katër ditë pa rrymë

Në disa qytete të Kosovës është raportuar për mungesën e energjisë elektrike. Gjendje pak më e rënduar paraqitet në Prizren në lagjen “Jeta e Re”,...

Prizreni e mbyll vitin me shumë vizitorë,gastronomia e pëlqyer nga të huajt

Atmosfera e festave të fundvitit po ndihet pothuajse në çdo pjesë të qytetit të Prizrenit. Edhe në këto ditë të ftohta dimërore, vizitorët janë...

Lajmet e Fundit