20.8 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Kreu i Suharekës: Jemi të shqetësuar, qytetarët kanë nisë me dal me të madhe

Komuna e Suharekës nga sot është hequr nga zona e karantinimit. Kjo pas vendimit të Qeverisë së Kosovës. Kjo e fundit tashmë ka vënë në dispozicion edhe masat e reja të lëvizjes. Por siç duket në Suharkekë këto masanuk po respektohen sa duhet nga ana e qytetarëve. Atje, banorët kanë nisur që të dalin më shumë se sa zakonisht. Kjo u bë e ditur nga vet kreu i kësaj komune në një lidhje direkte për Gazetën Express, Bali Muharremaj

“Ne tash jemi hequr nga karantina. Unë sot po shoh shumë tollovi nëpër qytet. Unë e ftova komantantin e policisë që të monitoroj situatën me këto masat e reja, t’i shophin pikat.. Edhe kjo javë për neve është shumë me rëndësi. Nuk ka vend për kënaqësi. Masat duhet që të vazhdojnë edhe tutje. Numri ka mundësi që të rritet, por nëse i respektojmë masat, numrat mund edhe më tutje të zvogëlohen”, tha ai.

E në komunën e Suharekës tashmë një person ka ndërruar jetë si pasojë e përballjes me Covid 19. Ndërkohë 35 persona të tjerë janë infektuar. Gjendja shëndetësore e tyre është e mirë.

“Gjendja për momentin është e qetë. I kemi pasur 36 të infektuar, njëri nga ta ka ndërruar jetë. Sot i presim edhe rezultatet për 16 persona të tjerë që do të r-testohen”, thotë kryetari.

Më Shumë

Zbulohen substanca narkotike në pikën kufitare në Vërmicë, i dyshuari dorëzohet në DHTN Prizren

Dogana e Kosovës njofton se më datë 11 shtator 2025, rreth orës 09:30, në pikën kufitare në Vërmicë, gjatë kontrolleve rutinore, zyrtarët doganorë në...

Mbyllet edicioni i gjashtë i Festivalit të Teatrove në Suharekë

Në natën e pestë dhe njëkohësisht përmbyllëse të Festivalit të Teatrove në Suharekë, u shfaq drama “Një dorëzim”, me regji të Afeida Boriçit, e...

Lajmet e Fundit