12.9 C
Prizren
E hënë, 20 Prill, 2026

Dhjetë persona të arrestuar në Prizren

Policia e Kosovës në Prizren, gjatë të enjtes, ka arrestuar dhjetë persona për mosrespektim të masave mbrojtëse shëndetësore gjatë epidemisë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, numri më madh i arrestimeve është bërë në rrugën “Ismajl Kryeziu”, me gjithsej pesë persona të arrestuar.

Tutje, dy persona janë arrestuar në rrugën “Edit Durham”, një në rrugën e “Jonit” dhe dy të tjerë në fshatin Novak.

Me vendim të prokurorit, të gjitha rastet kanë shkuar në procedurë të rregullt.

Më Shumë

Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës Tetovë-Prizren

Ministria e Transportit e Maqedonisë së Veriut ka siguruar 2 milionë euro për hartimin e projektit për rrugën që do të lidhë Tetovën dhe...

40 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë...

Lajmet e Fundit