Sharr: Osman Uka lahet në liqenin e ngrirë (Foto-video)

E ka mbajtur premtimin.

Ai i sfidoi të gjithë me të ftohtin e bjeshkëve, duke u larë
në liqenin e ngrirë.

Ky ishte premtimi që ua pat dhënë shokëve.

Nënkryetari i Shoqatës së Bjeshkatarëve “Sharri”, Osman Uka, çdo herë ka treguar pasionin e tij për malet dhe për borën, por këtë herë ka treguar që mund të futet edhe në ujë me akull.

“Unë e plotësova një premtim. U lava në liqenin e ngrirë të Karanikollës”, shkruan ai në Facebook.

“Ndjenja nuk përshkruhet, prandaj duhet ta provoni”.

Uka tregon shëtitjen që bashkë me shokët ka realizuar gjatë ditës.

“U nisëm nga Gurri i Zi në Opojë. Destinacini i parë ishte maja Skarpa, pastaj vazhduam për majen e Liqenit ( Gurri i Sheremeticës) dhe vazhduam kurrizit deri tek maja Brinja e Shehit,duke dalë në qafen e Sheremeticës dhe drejt në Liqenin e Karanikollës ( L Xholi i Madhë). Aty e realizova premtimin, u lava në liqenin e ngrirë, vetëm një gropë ishte pa akull”, shkruan ai./PrizrenPress.com/

Po thojnë që larja në liqenin e akullt është i vetmi ilaq i sigurt kundër Corona virusit.

Gepostet von Osman Uka am Sonntag, 10. Mai 2020

Më Shumë

“Heshtja nuk është përgjigje institucionale”, reagon EC Ma Ndryshe ndaj Komunës së Prizrenit

EC Ma Ndryshe ka reaguar ndaj mungesës së përgjigjes institucionale nga Komuna e Prizrenit lidhur me ankesën e dorëzuar pas publikimit të rezultateve preliminare...

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Lajmet e Fundit