9.8 C
Prizren
E enjte, 12 Shkurt, 2026

“Der Spiegel” publikon përgjimet mes OBSH-së dhe Kinës për të fshehur të vërtetën për COVID-19

Presidenti kinez, Xi Jinping, i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetit, të vonojë paralajmërimin global për kërcënimin e COVID-19, bëri të ditur në një raport revista prestigjioze gjermane “Der Spiegel”.

Sipas të dhënave të siguruara nga Shërbimi Federal i Inteligjencës në Gjermani, ata deklarojnë se mes dy liderëve është zhvilluar një bisedë telefonike gjatë muajit janar, transmeton Euronews Albania.

Sipas asaj që bën të ditur revista gjermane “Der Spiegel”, Presidenti i Kinës, Xi Jinping, në një telefonatë të bërë më 21 janar, i ka kërkuar kreut të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus që të mos publikojë informacion mbi përhapjen e COVID-19 nga njerëzit tek njerëzit, gjë e cila ka shtyrë me 4 javë marrjen e masave për përhapjen e pandemisë.

Në reagimin zyrtar të OBSH-së thuhet se, Tedros nuk ka folur me presidentin kinez më 21 janar dhe se ata nuk kanë folur kurrë në telefon. “Një lajm i tillë është çoroditës dhe dëmton përpjekjet e OBSH-së dhe gjithë botës në përpjekjet për t’i dhënë fund pandemisë së COVID-19”, thuhet në komunikatë.

“Kina ka konfirmuar se ka përhapje nga njeriu te njeriu më 20 janar dhe se OBSH ka deklaruar publikisht më 22 janar se të dhënat tregojnë se kemi kalim nga njeriu te njeriu në Wuhan”, vijon më tej reagimi.

Akuzat kundër OBSH-së janë ngritur më parë edhe nga administrata amerikane dhe në veçanti nga presidenti, Donald Trump, i cili e akuzon OBSH-në se është pro kineze dhe po i bën propagandë asaj.

Më shumë se 4 milionë njerëz në të gjithë botën janë prekur nga koronavirusi ndërsa të paktën 279 mijë prej tyre kanë humbur jetën. Të paktën 1.3 milionë raste kanë ndodhur vetëm në SHBA, ku janë regjistruar deri tani 79 mijë të vdekur.

Më Shumë

Brad Arnold, këngëtari i bendit “3 Doors Down”, ndërron jetë në moshën 47-vjeçare

Këngëtari kryesor i bendit të njohur 3 Doors Down, Brad Arnold, ndërroi jetë të shtunën në moshën 47-vjeçare, disa muaj pasi njoftoi se ishte...

Nëntë kryesues ndalohen për falsifikim të rezultateve në Rahovec, prokuroria kërkon paraburgim për ta

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se bashkë me Policinë e Kosovës ka ndërmarrë veprime lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve të votimit...

Lajmet e Fundit