Digjen 30 hektarë pisha e shkurre në Dragash

30 hektarë me pisha e shkurre janë përfshirë nga flakët gjatë ditës së djeshme.Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shajne në Komunën e Dragashit.

Policia ka njoftuar se kanë marrë raportimin për këtë zjarr ndërsa menjëherë kanë dalë ekipet kompetente në vendin e ngjarjes.

Ekipet e zjarrëfikësve kanë lokalizuar zjarrin ndërsa nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

Lidhur me rastin policia ka njoftuar se është thirrur edhe Prokurori i Shtetit.

Rasti po cilësohet si zjarrvënie.

Më Shumë

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Lajmet e Fundit