9.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Koalicioni me serbë

Seremb Gjergji

Filmi “Rruga pa kthim” i Ekrem Kryeziut i përshtatët më së shumti gjendjes aktuale politike.

Citat nga filmi: “Komunizmi është punë e shkaut që don me na prishë mesveti dhe radhat partizane janë shërbëtor të rusit e shkaut, e nëse bëhemi bashkë me ata, do të na shohin sherrin nipa e stërnipa”.

Sot po duket se dikush po bëhet qëllimisht bashkë me ata!

LDK, aleati më i vjetër i PDK-së, madje edhe në kohën e Presidentit Rugova, arritën koalicionin që asokohe këto dy parti ishin në rrethana jomiqësore, vetëm e vetëm që të mos lidhin koalicion me serbët.

Presidenti Rugova insistonte se Thaçi ishte rrezik për Kosovën.

Por, “armiku më i madh i shqiptarit është vet shqiptari”, ka thënë Faik Konica.

Andaj, veçmas sot s’duhet të bëheni bashkëpunëtorë, e t’ua shohim sherrin. Madje, jo vetëm sot, por edhe për gjenerata që do të vijnë.

Kësaj radhe LDK-ja injoroi partnerin e moçëm PDK-në, aktualisht më 24 deputetë, dhe në vend të saj mori në këtë udhëtim pa krye Serbët dhe dy komandantët, Ramush Harandinaj dhe Fatmi Limaj.

Të dy patriot të njohur që tregojnë se kanë luftuar kundër Serbisë për të mirën e Kosovës dhe shqiptarëve.

Por, ky lloj koalicioni po e tregon tërësisht të kundërtën. Ose unë nuk po mund ta shoh qartë!

Gjykata Kushtetuese, do ta respektojë Kushtetutën dhe besoj se do të dal në favor të shkuarjes në zgjedhjet e reja, siç veprohet në tërë Evropën.

Pas mocionit të mosbesimit, vendi shkon në zgjedhje të reja – por çka do të ndodhë në proces?

AAK-ja dhe NISMA, për mendimin tim, t’i paketojnë partitë dhe kurrë – kurrë mos të flasin më për patriotizëm; për gjakun e derdhur dhe për lirinë e fituar e për Adem Jasharin.

S’duhet harruar që lirinë na e solli veçmas NATO-ja.

Ndërsa, LDK do të zvogëlohet të paktën për 50%, nëse nuk i bënë shpejt lëvizjet për të cilat është zotuar para votuesit në zgjedhjet e vitit të shkuar – Vjosa Osmani kryetare e LDK-së.

Çfarëdo që ndodhë tash, në zgjedhjet e ardhshme do të jenë partitë që s’kanë bashkëpunuar zyrtarisht me serbët apo minoritetet, për t’i rrezuar vet shqiptarët.

Dihet botërisht që LDK-ja me strukturat aktuale, më nuk ka asnjë model për të lidhur koalicion të ardhshëm me VV-në.

Kurse, deklarimet e Kadri Veselit gjatë fushatës që PDK-ja do ta luftojë korrupsionin mund t’i ofroi qëndrimet për një qeveri të re në mes të VV-së dhe PDK-së.

Me LDK-në e dobët dhe më AAK –në e Nismën në kufer, edhe për 20 vjetët e ardhshme, shtetin dhe pushtetin do ta udhehqin Albin Kurti e ndoshta edhe Kadri Veseli. Por gjithmonë bashkë.

Mbetet vetëm Presidenti si kalkulim i ardhshëm, pasi ende nuk po zgjedhet drejtpërdrejtë më votë.

Më Shumë

Gjendet një person pa shenja jete në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete të hënën rreth orës 06:40 në fshatin Manastirca, në Prizren. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës...

Krasniqi sonte përballet me Silva

Haxhi Robin Krasniqi dhe Jorge Silva do të  përballen sot mbrëma. Meçi mes tyre do të zhvillohet në Augsburg të Gjermanisë dhe i takon kategorisë...

Lajmet e Fundit