13.8 C
Prizren
E mërkurë, 27 Tetor, 2021

Detaje mbi organizimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe dy misionet e saj

Nga Aurenc Bebja

“Le Siècle” ka botuar, të dielën e 27 qershorit 1880, në faqen n°2, shkrimin e gazetës austriake “Neue Freie Presse” në lidhje me organizimin e brendshëm të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe dy misionet e saj, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Detaje mbi Lidhjen Shqiptare

Neue Freie Presse boton një shkresë të marrë nga Shkodra, të datës 23 qershor, e cila jep detajet e mëposhtme për Lidhjen Shqiptare:

“Komiteti i Lidhjes përbëhet nga 14 myslimanë dhe 8 të krishterë. Një komision prej 4 të krishterësh dhe 4 myslimanësh kujdeset për çështjet administrative dhe financiare. Disa ditë më parë, Lidhja vendosi të mbledhë taksat dhe një kontribut të 1/10. Në këtë mënyrë, qeveria turke humbi autoritetin e vetëm që i kishte mbetur në Shqipëri.

Lidhja i ka vendosur vetes dy detyra : së pari të parandalojë që asnjë pjesë e territorit shqiptar të mos i nënshtrohet Malit të Zi, pastaj të bëjë Shqipërinë një provincë autonome. Të krishterët ndryshojnë nga myslimanët vetëm në kërkesën që Shqipëria të ndahet plotësisht nga Turqia. Myslimanët janë të prirur të njohin sovranitetin e sulltanit.

Porta ka vetëm 5.000 ushtarë në Shqipëri, gjë që e bën fuqinë e guvernatorit, Izet Pasha thjesht fiktive. Përkundrazi, Lidhja kuvendon rregullisht, bën rezoluta, nxjerr dekrete dhe ka në dispozicion 6.000 shqiptarë dhe 1.100 mirditorë të mbledhur në Tuz, të komanduar nga Hodo Beu për myslimanët dhe nga Prenk Pashai (Prenk Bib Doda) për të krishterët.

Në thirrje të parë, 25.000 burra mund të mblidhen në Tuz.

Lajmi se fuqitë i dorëzuan Malit të Zi territorin midis Bunës dhe liqenit të Shkodrës ngjalli indinjatën më të madhe. Lidhja mbajti një kuvend dhe vendosi të luftojë deri në njeriun e fundit.

Lajmi se Italia nxit këto popullata është i rremë. Përkundrazi, françeskanët dhe jezuitët kanë bërë propagandë për Austrinë ndoshta me iniciativën e tyre.”

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-siecle-1880-detaje-mbi-organizimin-e-lidhjes-shqiptare-te-prizrenit-dhe-dy-misionet-e-saj/

Më Shumë

Këngëtarja e njohur refuzon dy herë ftesën e “Big Brother VIP”

Teksa në shtëpi pritet të hyjnë banorët e rinj, këngëtarja e njohur kosovare, Mihrije Braha sipas burimeve të emisionit “Prive” ka refuzuar dy herë...

Stuhi e fuqishme në Francë, rreth 250 mijë shtëpi pa rrymë

Një stuhi e fuqishme i ka përfshirë kryesisht pjesët veriore dhe lindore të Francës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Përpos rreth 250 000 shtëpive...

Barcelona sfidon Real Madrid-in, futet në garë për transferimin e Mbappe-s

Rivaliteti mes Barcelonës dhe Real Madrid-it, si duket pritet të jetë edhe gjatë afatit kalimtar veror. Përkundër që gjendet në krizë të madhe financiare, klubi...

Përulem!

ERJONA RUSI 2 vjet më parë, Ana (emri jo i vërtetë) një vajzë vetëm 14 vjeçe tentoi të vrasë veten sepse nuk mundi të përballonte...

Ikin nga 123 mjekë, Kosova në rrezik të mbetet edhe pa 1200 specialistë

Ikja e mjekëve nga Kosova po vazhdon edhe në këtë kohë pandemie, kushtet jo të mira në punë, paga e ulët dhe synimi për...

Raporti i ngecjes së BE-së

Blerim Shala Raporti vjetor i vendeve i Komisionit Evropian, i bërë publik këtë të martë, (me 19 tetor), është Dokumenti kryesor i Brukselit me të...

Trepça shënon fitore të lehtë në udhëtim te Rahoveci

Skuadra e Trepçës ka shënuar fitore të lehtë në udhëtim te Rahoveci me rezultat 75:103, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të xhiros së...

Lirohet kryeministri i Sudanit, i rrëmbyer nga ushtria gjatë grushtit të shtetit

Kryeministri i rrëzuar i Sudanit, Abdalla Hamdok, është lejuar që të kthehet në shtëpi. Kjo një ditë pasi ushtria e vendit e ndaloi atë kur...

Nusja gjermane e ISIS-it që e la pesëvjeçaren të vdiste nga etja, dënohet me 10 vjet burgim

Një nuse gjermane e ISIS-it u dënua me 10 vjet burgim nga një gjykatë e Mynihut për krimin se la një vajzë pesëvjeçare të...

Rritja e çmimeve, Franca do të subvencionojë qytetarët me nga 100 euro

Qeveria franceze ka njoftuar se do të subvencionojë me nga 100 euro çdo qytetar që të ardhurat neto mujore i kanë 2000 euro ose...

140 vjet nga lindja e Picassos

Pablo Picasso u lind më 25 tetor 1881 në Málaga të Spanjës. Ai ishte piktor, skulptor, punues qeramike, projektues grafik, poet dhe dramaturg, publicist...

“Shkëlzen Maliqi, Kosova dhe Jugosllavia”

Nga Borka Paviqeviq, albanianpost (Vështim mbi librin e Shkëlzen Maliqit:  Shembja e Jugosllavisë, Kosova dhe rrëfime të tjera, Dialog me Baton Haxhiun) Libri i Shkëlzen Maliqit, botuar...

Paralajmërohet protestë nëse deri të premten s’lirohen masat – Muçiqi: Dasmë ishte Darka e Lamës

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit (OHT) ka mbajtur takim konsultativ me të gjithë pronarët e restoranteve dhe anëtarët e tjerë të këtij sektori. Drejtori i...

Avokati i Maradonës akuzon dy vajzat dhe mjekët: “U fry derisa i shpërtheu zemra”

Matias Morla, ish-avokat i Diego Maradonës, pohoi se trajtimi mjekësor që iu dha ish-sulmuesi pas operacionit në kokë ishte shumë i keq dhe e...

Dhjetë letrat më të famshme të dashurisë

Kryeveprat më të mëdha letrare , në të shpeshtën e rasteve rrëfejnë edhe një histori dashurie. Mirëpo, po aq të lexueshme janë edhe letrat...

Çmenduri! Vajza bën foto provokuese para arkivolit të të atit

Një grua është kritikuar ashpër në rrjetet sociale, pasi bëri “selfie” seksi në funeralin e babait të saj. Çuditërisht, gruaja kishte zgjedhur madje ta mbante...

Lajmet e Fundit