Quni: Në 100-ditëshin kemi realizuar pjesën më të madhe të aktiviteteve

Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Anton Quni, në mbledhjen e qeverisë ku është paraqitur puna e 100 ditëve të para, tha se kanë arritur të realizojnë pjesën më të madhe të aktiviteteve të planifikuara.

Ai theksoi se kanë hartuar draft-dokumentin e strategjisë së mbrojtjes.

Quni: Kemi realizuar pjesën më të madhe të aktiviteteve të planifikuara

“Përkundër situatës së paparashikuar të shkaktuar nga pandemia Covid-19, Ministria e Mbrojtjes ka realizuar pjesën më të madhe të aktiviteteve të planifikuara. Për periudhën e 100-ditëshit të parë të planit vjetor të qeverisë dhe ministrisë. Në funksion të përmbushjes së objektivave të ministrisë. Jemi në vitin e dytë të procesit të tranzicionit të FSK-në në misionin e forcës ushtarake…Kemi hartuar draftin e dokumentit më të lartë të mbrojtjes, pra strategjinë e mbrojtjes dhe draftet e dy dokumenteve tjera strategjike, si strategjinë e burimeve njerëzore dhe bashkëpjesëmarrje në hartimin e strategjisë pesëvjeçare për sigurinë kibernetike”, tha ministri Quni.

Më Shumë

RrOK kritikon Komunën e Prizrenit për subvencionet kulturore për vitin 2026

Rrjeti i Organizatave të Kulturës (RrOK) ka reaguar në Facebook, duke shprehur shqetësim të thellë ndaj Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën...

Suharekasit ia mësyjnë më pak kutive të votimit se në zgjedhjet e dhjetorit

Në Suharekë, procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Shkëndija”. Drejtori dhe përgjegjësi i kësaj qendre, Ilmi Shala, ka...

Lajmet e Fundit