Shqipëri: Vodhi 30 mijë euro nga një klient, përfundon në burg drejtori i bankës

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg ish-drejtorin e një filiali banke tregtare në Tiranë, Florant Nako.

Ky i fundit u zbulua se kishte vjedhur 30 mijë euro nga llogaria e një klienti duke keqpërdorur të dhënat e tij.

Pas vjedhjes, Nako kishte lënë punën në bankë duke u nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por kur u kthye është mbajtur nën vëzhgim nga agjentët e policisë, raporton Abc News përcjell Klan Kosova.

Nako po hetohet nëse ka kryer edhe vjedhje të tjera në bankë.

Më Shumë

Kosova në zgjedhje, qytetarët zgjedhin bregdetin shqiptar

Ndërsa qytetarët e Kosovës po i drejtohen kutive të votimit këtë të diel, një numër i konsiderueshëm prej tyre kanë zgjedhur që fundjavën ta...

Zafir Berisha thotë se bashkëpunimi me Kurtin mund të tolerohet vetëm nëse Ramush Haradinaj bëhet president

Kryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren, Zafir Berisha, ka reaguar pas deklarimeve të fundit të kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, duke e...

Lajmet e Fundit