14.7 C
Prizren
E shtunë, 8 Nëntor, 2025

Apel nga Amerika

 

MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME DHE E DIASPORËS E KOSOVËS
TË BËJË MË SHUMË PËR KTHMIN E QYTETARËVE TË VET

Janë me dhjetëra shtetas të Kosovës që kanë mbetur në SHBA dhe që duan të kthehen. Ata i kanë bërë por vazhdojnë t’ i bëjnë kërkesa Ambasadës dhe Konsullatës së Kosovës, por deri më tani, shumë prej tyre, përveç disa sqarimeve dhe falënderimit për interesimin, nuk kanë marrë ndonjë përgjigje të duhur. Në kthimin e disa ditëve më parë, dyshohet se kishte selektime

Besim Muhadri, Nju Jork

Ditë më parë, përmes Ambasadës së Kosovës në SHBA, e cila në koordinim më Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës të Republikës së Kosovës, u organizua një fluturim për kthimin në Kosovë të kosovarëve që kanë mbetur në SHBA. Në këtë fluturim të organizuar, u kthyen 143 kosovarë. Shumë prej nesh që kemi bërë kërkesa, jemi njoftuar përmes mediave.

Ishte një lajm i mirë se institucionet e Kosovës po interesohen për qytetarët e vet të cilët, për shkak të situatës së krijuar pandemike, kanë ngelur të bllokuar këtu në SHBA. Mirëpo numri i të kthyerve është shumë më i vogël karshi kërkesave të qytetarëve të cilët duan të kthehen në atdhe.

Para se të ndodhte ky kthim i organizuar, unë, por siç jam i njoftuar, Konsullatës dhe Ambasadës së Kosovës i janë drejtuar edhe shumë bashkëkombës të mi, këtë e dëshmon edhe e-maili që më ka dërguar Konsullata, por që për fat të keq, nuk janë njoftuar më pas për fluturimin e organizuar. Pas marrjes së lajmit se në Kosovës u kthyen 143 kosovarë, i shkrova për së treti Konsullatës së Kosovës në Nju Jork, mirëpo përgjigja ishte se janë kthyer vetëm personat si raste emergjente, gjë që nuk është tërësisht e vërtetë.

Por kjo tash ka pak rëndësi. E rëndësishme është që Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës të mos e ndalojë interesimin dhe shqetësimin për qytetarët e saj të shumtë të cilët kanë mbetur këtu në SHBA e që duan të kthehen në rastin e parë që të paraqitet.

Është e udhës, që së paku deri në fund të muajt maj të bëhet edhe ndonjë organizim tjetër kthimi, ashtu sikurse që po veprohet edhe me qytetarët e tjerë në shtetet e Evropës.
Janë më dhjetëra kosovarë që kërkojnë një gjë të tillë, të të gjitha moshave dhe të të gjitha rasteve, por që duhet të njoftohen me kohë për mënyrën e kthimit, për kushtet e kthimit.

Besoj se Ambasada jonë tashmë i ka kërkesat dhe të dhënat e duhura për qytetarët e saj që janë këtu e që duan të kthehen.

Më Shumë

Humb jetën një motoçiklist në Rahovec

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në të cilin kanë qenë të përfshira një veturë me targa vendore dhe...

Dy gjyqtarë të rinj nisin angazhimin në Gjykatën Themelore të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren ka bërë të ditur se Kryetarja e Gjykatës ka pritur në takim dy gjyqtarët e rinj, të cilët nga sot...

Lajmet e Fundit