Sulmohen fizikisht tre persona në Prizren, njëri dërgohet për shërim në QKUK në Prishtinë

Tre persona janë sulmuar fizikisht në Prizren.

Policia dyshon se ky sulm fizik është kryer nga dy persona të tjerë.

“Raportohet se nga dy persona meshkuj kosovar janë sulmuar tri viktima meshkuj kosovar me ç’ rast kanë pësuar lëndime trupore për të cilat kanë pranuar tretman mjekësor, dy nga të lënduarit janë liruar ndërsa një është transferuar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm”, njofton Policia e Kosovës.

“Janë arrestuar dy të dyshuarit dhe me urdhër të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar”.

Më Shumë

Dy çifte u kapën duke votuar në të njëjtën kabinë në Mamushë

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur se procesi zgjedhor në këtë qytet, kryesisht ka pasur ecuri të...

Prizren: Kërkohet paraburgim për një të dyshuar për fajde, një tjetër në arrati

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale të fajdesë, ndërsa një person...

Lajmet e Fundit