Shehu: Në Prizren kanë mbetur 24 raste me Coronavirus, 67 tjerë janë shëruar

Prizreni është komuna e dytë në Kosovë sa i përket numrit të përgjithshëm të infektuarve me COVID-19 në Kosovë.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, Visar Shehu thotë për RTV Dukagjinin se pavarësisht numrit të madh të infektuarve ditët e fundit ka lajme të mira sa i përket të shëruarve.

“Vetëm mbrëmë kanë rezultuar 19 të shëruar dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve në Prizren ka shkuar në 67. Nga 94 të infektuar për fat të keq dy nga at kanë ndërruar jetë”, tha ai.

Shehu thotë se nga 24 rastet aktive, katër prej tyre janë të shtrirë në Klinikën Infektive në Prishtinë por që gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit thotë se testimet për të dyshuar do të vazhdojnë në këtë komunë, ndërsa sonte priten rezultate të reja për numrin e përgjithshëm të infektuarve dhe shëruarve në Prizren.

Shehu thotë se duhet të ruhet distanca sociale nga ana e qytetarëve pasi sipas tij jemi në fund të pandemisë dhe se “nuk duhet prishur puna në 10 minutat e fundit”.

Ai thotë se kupton edhe aspektin psikologjik të njerëzve që kanë qëndruar brenda por lut qytetarët të mos grumbullohen në grupe.

Më Shumë

Nis sot verifikimi dhe numërimi i votave për kandidatët për deputetë në 38 QKN

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot nis procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike dhe numërimit të votave për kandidatët...

Bedri Hamza: Në Rahovec nuk mungon puna, mungon mbështetja e shtetit

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarët e Rahovecit. Hamza në Rahovec nuk mungon puna, por mungon mbështetja e...

Në breg të detit

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit