Rritet numri i veteranëve të luftës në Kosovë

Numri i veteranëve të luftës në Kosovë ka shënuar rritje gjatë tre mujorit të parë të vitit 2020.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, nga 38 mijë e 232 veteranë sa ishin në janar të vitit të kaluar, në dhjetor të 2019 mbetën vetëm 38 mijë e 101.

Por ky numër është rritur përsëri në 38 mijë e 205 veteranë të cilët janë përfitues të skemës pensionale, që i bie nga dhjetori i vitit të kaluar deri në mars të këtij viti janë shtuar në skemën pensionale për veteranët e UÇK-së edhe 104 persona.

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) e cila ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tremujorin e parë (TM1) 2020.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 24.198 familje me gjithsej 98.070 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2.358 familje.

Më Shumë

Totaj me bashkëpunëtorë vizitoi fermerin Isen Islamaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit, vizitoi sot fermerin Isen Islamaj në lagjen “Bajram Curri”. Fermeri Islamaj falë punës së...

Haxhi Avdyli kërcënohet me dajak në Facebook

Haxhi Avdyli i cili do të kandidoj në listën e LDK-së, si pjesë e ekipit të Vjosa Osmanit, ka publikuar në Facebook një kërcënim...

Lajmet e Fundit