5.2 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Bakllavaja tradicionale e Mevlyde Gashit nga Prizreni

Mevlyde Gashi,42 vjeçare, gatimin e bakllavasë e ka pasion dhe profesion. Pasionin e trashëgoi nga familja, ndërsa ka tash e 8 vjet që e ka kthyer këtë punë në një burim ekzistence. Por, si çdo biznes tjetër, edhe biznesi i Mevlydes është prekur nga pandemia.

Ajo ëmbëlsirën që di ta bëjë më së miri, e bën edhe për të tjerët përmes porosive.

Nuk i duhen shumë përbërës për ta përgatitur një bakllava, por për ta përfunduar i duhet mjaft kohë.

E vezët që i duhen për brumin pëlqen t’i ketë gjithmonë nga fshati, raporton KOHA.

Bakllavaja tradicionale e Mevlyde Gashit nga Prizreni - KOHA.net

Qëkur kishte qenë e vogël kishte mësuar se si bëhej përgatitja e ëmbëlsirës më të veçantë në tryezën e festës së Bajramit, bakllavasë, pa të cilën festa nuk ka lezet.

Thotë se nuk e ka ndërruar mënyrën e të përgatiturit dhe se ruan recetën e gjyshes dhe së ëmës.

Vendin ku aktualisht po punon dikur e kishin shfrytëzuar për punë furre, por ky biznes familjar nuk u eci.

E, po atë vend tani po e shfrytëzon vetëm për përgatitjen e kësaj ëmbëlsire.

I duhen përgjithësisht 5 orë të plota për përgatitjen e një bakllavaje, nga fillimi e deri te pjekja.

80 peta thotë se janë më se të mjaftueshme për ta përfunduar. Këtë praktikë po e pëlqejnë edhe klientët e saj.

Puna e saj nuk do të ishte e lehtë pa bashkëshortin e saj, për të cilin Mevlydja thotë se i ka ndihmuar madje edhe në përgatitjen e brumit dhe shtrimin e petëve.

Ajo është nënë e dy fëmijëve, të cilët po ashtu njëjtë kanë trashëguar pasionin për gatim.

Periudha e pandemisë ka prekur edhe të ardhurat e Mevlydes.

Ajo thotë se në festat e dikurshme kërkesat për bakllava ishin më të mëdha dhe vendi ku përgatiste ishte i stërmbushur me tepsi bakllavaje.

Për shkak të pandemisë, festa e Bajramit këtë vit ka qenë më ndryshe.

E, edhe shkuarja për vizitë te të afërmit, siç bëhej më parë, ka qenë e kufizuar.

Më Shumë

27 vjet nga masakra e familjes Berisha në Suharekë

27 vjet më parë, forcat serbe, fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas...

61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.800 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë...

Lajmet e Fundit