5.6 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Nga nesër hapen çerdhet, kafiteritë, qendrat tregtare dhe kufijtë tokësor

Nga nesër hapen çerdhet, kafiteritë, qendrat tregtare dhe kufijtë tokësor

Nga nesër me datë 1 qershor Qeveria e Kosovës, njofton se do të filloj faza e tretë e hapjes.

Në këtë fazë ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia, bëri të ditur se do të hapen çerdhet, do të rikthehen nxënësit e klasave të nënta, si dhe do të organizohet testi i arritshmërisë dhe ai i maturës i cili parashihet më 4 korrik.

“Të hapen çerdhet dhe kopshtet publike dhe private. Do të hapen kufijtë tokësore, pas një jave do të vlerësojmë hapjen edhe të trajektoreve. Do të hapet e gjithë gastronomia, do të fillojnë punën taksitë. Do të rikthehen edhe veprimtaritë e taksive”.

“Do të rikthehen në punë të gjithë zyrtarët e të gjitha niveleve. Kjo natyrisht do të bëhet edhe me masat adekuate që i kanë marrë në bazë të protokoleve mbrojtëse. Vendi ynë mund të rrezikohet edhe një nga një valë e pandemisë. Prandaj ju ftoj të respektoni masat dhe protokolet mbrojtëse”.

“Nesër hapen kufijtë tokësorë por jo të gjithë: Merdare, Vermicë, Kullë, Jarinjë etj. Të gjithë qytetarët që hynë nga pikat kufitare dhe posedojnë testimin PCR real time por jo më të vjetër se katër ditë. Ata që nuk e kanë dhe ata që shfaqin simptoma klinike obligohen të vetizolohen për shtatë ditë”./Klan Kosova


Qeveria shfuqizon vendimet: Hapen çerdhet, kafiteritë, kufijtë, e qendrat tregtare

Qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme ka marrë vendimin t’i shfuqizojë disa nga venmdimet që kishte ndërmarrë për shkak të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka prezantuar vendimet të cilat më pas u votuan në mbledhjen e Qeverisë.

“Rihapja e kopshteve dhe çerdheve mosha 0-5 vjeç, përgatitjet për testin e arritshmërisë, kthimi në shkollë i klasëve të nënta, organizimi i ambientit për testin e maturës. Të shfuqizohet vendimi për vetizolim. Të shfuqizohet vendimi për mbylljen e kufijve, të hapen të gjitha pikat kufitare në Kosovë. Ata që vijnë nga jashtë dhe nuk e kanë kryer testin në afat kohor jo më shumë se 4 ditë, detyrohen të vetizolohen për shtatë ditë. Shfuqizohet mbyllja e kafiterive, bareve restoranteve dhe qendrave tregtare”, tha Vitia.

Vitia bëri të ditur se më 20 qershor do të bëhet vlerësimi i masave.

Vitia shtoi se gjatë kësaj kohe do të ketë kontrolle të rrepta, për të parë nëse po respektohen masat e duhura në parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID0-19./Express/

Më Shumë

Fundjava e ‘nxehtë’ në Superligë, vëmendja në Suharekë

Xhiro e 24-të e Superligës se Kosovës na jep një javë me emocione ku sytë do të jenë te derbi kryesor i javës, Ballkani...

Drejtori i Spitalit të Prizrenit viziton Repartin e Hemodializës në Ditën Ndërkombëtare të Veshkës

Në kuadër të shënimit të Dita Ndërkombëtare e Veshkës, drejtori i Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Osman Hajdari, ka zhvilluar një vizitë...

Lajmet e Fundit