Mustafa porosit Edi Ramën, që të respektojë fushatën zgjedhore në Prizren

Isa Mustafa LDKKrytari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nëpërmjet rrejtit social “Facebook”, ka reaguar ndaj paralajmërimit nga Eedi Rama për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive më 16 nënëtor në Prizren. “Edhe Qeveria e Shqipërisë do të ishte mirë ta respektojë fushatën zgjedhore në Kosovë”, ka theksuar Mustafa, duke e cilësuar mbajtjen ë mbledhjes si ndërhyrje në procesin zgjedhor.

“Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, përmes postimit në rrjetin social “Facebook” zbuloi se mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri Kosovë do të mbahet më 16 nëntor në Prizren. Në Prizren, në këtë kohë po zhvillohen aktivitete para balotazhit ndërmjet kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe atij të Partisë Demokratike të Kosovës.

Në kontinuitet, vërehet se z. Thaçi ka nevojë të ndërhyj në aktivitetin zgjedhor të Prizrenit me kryeministra të vendeve fqinje ose të vendeve të tjera. Gjatë aktivitetit parazgjedhor, z. Thaçi organizoi një tubim të madh në Prizren me Kryeministrin e Shqipërisë dhe atë të Turqisë. Ndërkaq, në ndihmë i erdhi edhe Kryeministri i Serbisë me vizitën e tij serbëve të Kosovës.

Por, nëse z. Thaçi ka nevojë që nëpërmjet ndërhyrjeve të tilla t’i krijoj avantazhe partisë së tij dhe kandidatit të tij për Kryetar të Komunës së Prizrenit, konsideroj se këtë nevojë nuk e ka z. Rama. Ne jemi dy shtete; kemi respektuar fushatën zgjedhore në Shqipëri, prandaj edhe Qeveria e Shqipërisë do të ishte mirë ta respektojë fushatën zgjedhore në Kosovë. Konsideroj se kultivimi i respektit reciprok është i shëndetshëm për marrëdhëniet afatgjata ndërmjet qeverive të dy vendeve, Kosovës dhe Shqipërisë”,ka theksuar Isa Mustafa në rrjetin “Facebook”.

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me turneun e veteranëve të futbollit

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit, në stadiumin e qytetit “Përparim Thaqi” është mbajtur Turneu Tradicional i Veteranëve...

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Lajmet e Fundit