Barcelona pranë talentit më premtues në Spanjë

Barcelona është shumë pranë zyrtarizimit të blerjes së talentit Fabian Luzzi nga Rayo Vallecano.

Sikurse shkruan “Marca”, 16-vjeçari, i cili gjatë gjysmës së dytë të sezonit është stërvitur me ekipin e parë të Rayos, konsiderohet një nga futbollistët më premtues në Spanjë.

Luzzi nisi të stërvitej nën drejtimin e trajnerit Paco Jemez kur ishte vetëm 15 vjeç.

Futbollisti me origjinë braziliane ka rënë në sy në moshë fare të re.

Sulmuesi tashmë ka katër sezone e gjysmë te Rayo Vallecano (moshat) dhe gjithmonë ka rezultuar golashënuesi më i mirë për ekipin ku ka luajtur.

Drejtuesit e Rayo Vallecano, në fakt, duan që ai të qëndrojë. Ata duan të vënë bast për talentin e tyre të jashtëzakonshëm, ndaj këmbëngulin për rinovimin e kontratës, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje, qoftë pozitive, qoftë negative.

Ndërkohë Barcelona ka avancuar shumë në bisedime me lojtarit që deri pak kohë më parë (nuk i kishte mbushur 16 vjeç) nuk mund të nënshkruante kontratë profesionale.

Këtij talenti brazilian i janë vënë pas edhe dy skuadrat e tjera madrilene, Real dhe Atletico.

Më Shumë

Kosova në zgjedhje, qytetarët zgjedhin bregdetin shqiptar

Ndërsa qytetarët e Kosovës po i drejtohen kutive të votimit këtë të diel, një numër i konsiderueshëm prej tyre kanë zgjedhur që fundjavën ta...

Votimi në Prizren vijon pa probleme, Hyseni: Proces i qetë dhe i organizuar

Nga Qendra Komunale e Numërimit në Prizren ka folur, Nexhmedin Hyseni, i cili mban edhe një pozitë brenda KQZ-së.   Ai ka deklaruar se procesi po...

Lajmet e Fundit