-2.7 C
Prizren
E premte, 9 Janar, 2026

Haskuka: Votimi i FFK-së ia pamundësoi Lirisë kthimin në Superligë

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, në rrjetet sociale ka postuar letrën e pranuar nga klubi KF Liria, nëpërmjet të cilave klubi prizrenas ka njoftuar se si i është mohuar mundësia e ngjitjes në Superligë nga Federata e Futbollit të Kosovës.

FFK-ja ka vendosur të mos vazhdohen garat në rangjet tjera, me përjashtim të Superligës, për shkak të pandemisë COVID-19, ndërsa dy klubet e para në rangun e dytë në momentin e ndërprerjes janë ngjitur automatikisht në elitë. Në këto pozita kanë qenë Besa dhe Arbëria, ndërsa Liria ishte një vend më poshtë. Ishte pesë pikë prapa Arbërisë.

“Për shkak të tendencës për politizim të futbollit, e cila ka shkaktuar shumë dëme për sportin në të kaluarën, dua të ndaj me opinionin publik letrën e KF “Liria” lidhur me padrejtësitë që i janë bërë klubit nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Liria ka qenë në rrugë të drejtë të kthehet në Superligë, por një gjë e tillë e ka pamundësuar votimi në FFK. Me shpresë që sporti të ngadhënjejë ndaj politikës. Duhet të kemi politikë me sportivitet, e jo politikë në sport”, ka shkruar Haskuka në Facebook.

Më poshtë gjeni letrën e KF “Liria”.

Fotografia e Mytaher Haskuka

Më Shumë

Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

2 mijë e 244 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.   Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 19 aksidente me të...

Reshjet e mëdha në autostradën Prizren–Prishtinë bllokojnë trafikun

Reshjet e dendura të shiut që nisën mbrëmë në Kosovë vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa në autostradën Prizren–Prishtinë, veçanërisht në afërsi të aeroportit, për...

Lajmet e Fundit