Përvjetori i 142-të i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit me aktivitete të kufizuara për shkak të COVID-19

Komuna e Prizrenit sivjet do të ketë aktivitete të limituara në kuadër të festave të qershorit, përkatësisht përvjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit më 10 qershor dhe Ditës së Çlirimit të Prizrenit më 12 qershor, transmeton PrizrenPress.

Në njoftim thuhet se për shkak të situatës së krijuar nga pandemia dhe me sugjerimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, është vendosur që aktivitetet festive të parapara për këto data të mos organizohen.

Agjenda e aktiviteteve do të jetë kështu:

10:00 Homazhe tek shtatorja e Abdyl Frashërit, Sylejman Vokshit dhe Ymer Prizrenit në kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

10:00 Homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Landovicë
11:00 Vënia e gurthemelit për ndërtimin e memorialit të Komandant Drinit në Bazhdarhane (parku përballë Shtëpisë së Bardhë)

Më Shumë

Trupa amerikane e baletit “Magnificat” performon nesër në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot pjesëtarët e trupës profesionale të baletit “Magnificat!” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të...

Prizreni përkujton 27-vjetorin e masakrës së Korishës

Në 27-vjetorin e masakrës së Korishës, janë zhvilluar sot aktivitete përkujtimore në nderim të 77 civilëve të vrarë më 13 maj 1999, ndër ta...

Lajmet e Fundit