Dështon seanca për rishikimin e buxhetit në Prizren, reagon PDK-ja

Pas dështimit të rishikimit të buxhetit komunal të Prizrenit në mbledhjen e sotme, ku nuk morën pjesë partitë opozitare, ka ardhur reagimi i sekretarit të përgjithshëm të Degës së PDK-së në Prizren, Visar Islamaj.

Në një postim në Facebook, Islamaj thotë se i pari i Prizrenit kërkon vota për kalim të vendimeve të tij pasi e ka prishur koalicionin me partnerët e deritashëm.

Ai ka thënë se qasja e kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka në zhvillimin e qytetit është degraduese.

“Sot, Mytaher Haskukës i dështoi seanca urgjente e Kuvendit të Komunës për rishikimin e buxhetit, ngase para ca ditësh e përjashtoi partnerin e fundit nga koalicioni, prandaj është e habitshme se si, i njëjti, pret që me qasje përjashtuese t’i afrohen partnerë për t’ia bërë numrat. Kjo qasje e Mytaher Haskukës, tregon se sa i vobektë është në të kuptuarit e qeverisjes lokale, dhe sa degraduese është qasja e tij në zhvillimin e qytetit të Prizrenit”, shkruan Islamaj.

Islamaj ka thënë se arroganca e pushtetit lokal në Prizren sot ka tentuar të bëjnë rishikimin e buxhetit në mënyrë klandestine.

“Për të qeverisur suksesshëm një komunë domosdo duhet ta kesh shumicën në Kuvendin e Komunës, ngase ligji e njeh si autoritetin më të lartë vendimmarrës dhe politikë bërës për një komunë të caktuar. Arroganca e pushtetit lokal në Prizren, tanimë e njohur me gjuhën dhe veprimet e veta, edhe sot tentoi në mënyrë klandestine, për interesa të pushtetit, ta kalojë rishikimin e buxhetit komunal. Për ta marrë një vendim në Kuvendin e Komunës, në seancë duhet të jenë të pranishëm mbi gjysma e anëtarëve të Kuvendit dhe për të konsideruar se një vendim ka kaluar duhet që së paku shumica e anëtarëve të pranishëm të kenë votuar për, nëse me ligj nuk është paraparë ndryshe”, shkruan Islamaj.

“Sot, Mytaher Haskukës i dështoi seanca urgjente e Kuvendit të Komunës për rishikimin e buxhetit, ngase para ca ditësh e përjashtoi partnerin e fundit nga koalicioni, prandaj është e habitshme se si, i njëjti, pret që me qasje përjashtuese t’i afrohen partnerë për t’ia bërë numrat. Kjo qasje e Mytaher Haskukës, tregon se sa i vobektë është në të kuptuarit e qeverisjes lokale, dhe sa degraduese është qasja e tij në zhvillimin e qytetit të Prizrenit”, shkruan Islamaj. /Telegrafi/

Më Shumë

Nën kërcënimin e thikës dhe të maskuar i morën paratë një gruaje në Prizren, ngritet aktakuzë ndaj katër të dyshuarve

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve K.K., Sh.G., V.S., dhe L.G., të cilët gjenden në...

Përleshje me thika në Prizren, tre persona përfundojnë të lënduar

Një përleshje fizike mes katër personave ka ndodhur në Prizren, ku dyshohet se janë përdorur mjete të mprehta, përfshirë thika, duke lënë të lënduar...

Lajmet e Fundit