10.9 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Pensionistëve në Kosovë iu shtyhet afati për t’u lajmëruar

Nga frika se do t’u ndalen pensionet, shumë pensionistë janë paraqitur në Zyrën Regjionale të Pensioneve në kryeqytet.

Kjo është bërë pa ruajtur distancën sociale e pa përfillur rekomandimet e institucioneve shëndetësore.

Por, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka konfirmuar për KTV se e ka shtyrë afatin për paraqitje të pensionistëve deri më 30 shtator.

Bahri Xhaferi, udhëheqës i Departamentit të Pensioneve në MPMS, u ka bërë thirrje pensionistëve që t’u përmbahen rekomandimeve të IKSHPK-së dhe të mos dalin fare e as të paraqiten për pensione.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, janë rreth 200 mijë pensionistë të disa kategorive, të cilët janë të obliguar të lajmërohen në Zyrën e Pensioneve, dy herë në vit.

Por, këto rregulla janë ndryshuar shkaku i pandemisë, derisa Shoqata e Pensionistëve të Kosovës i ka bërë thirrje Ministrisë që t’i njoftojë vazhdimisht pensionistët për shtyrjen e këtij afati që të mos krijohen tollovi në Zyrat për Pensione.

Më Shumë

Mjet i pashpërthyer në Samadrexhë të Suharekës, zona nën kontroll policor

Të hënën është raportuar për një mjet të dyshuar shpërthyes. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur...

Kurti: Humbja e Asllan Musliut, plagë e rëndë për familjen dhe shoqërinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka realizuar një vizitë ngushëllimi në Prizren tek familja e veteranit të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Asllan Musliu, i...

Lajmet e Fundit