Tonali me ekip të ri: Interi e kap me ulje, zbulohen detajet

Interi ëshët pranë goditjes së madhe. Sandro Tonali, mesfushori i Brescia, dëshiron të qëndrojë në Itali dhe zikaltrit janë klubi që mund t’i japë hapësirat e duhura mesfushorit, i cili kërkon të rritet edhe më shumë dhe të kthehet në një lojtar të rëndësishëm për kombëtaren italiane.

Interi ia jep një mundësi të tillë dhe Gianluca Di Marzio raporton se marrëveshja është shumë pranë. Zikaltrit do të paguajnë 30 milion euro për Tonalin, një shifër e ulët duke pasur parasysh lajmet e raportuara në media. Gjithsesi pandemia ka bërë të sajën dhe Massimmo Cellino.

Ky i fundit pretendonte 50 milion euro, por është i ndërgjegjshëm që në këtë periudhë krize për shkak të pandemisë nuk mund ta shesë aq. Kështu, ai ka rënë dakord me Interin për 30 milion euro, plus bonuse të shumta që ia rritin përfitimin klubit të Brescia.

Më Shumë

Malisheva pa asnjë rast të EHKK-së, situata vlerësohet nën kontroll

Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) ka vlerësuar se gjendja në Komunën e Malishevës mbetet e qetë dhe nën...

Kurti prezanton projektet për qytetin e Prizrenit

Kryetari i Vetëvendosjes dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka prezantuar projektet për qytetin e Prizrenit, në të cilin premtoi investime milionëshe.   Në tubimin në...

Lajmet e Fundit