17.9 C
Prizren
E diel, 18 Maj, 2025

Prizren, dënohen me kusht dy persona që ishin zënë me 1.43 gramë marihuanë

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarve me iniciale R.XH., dhe R.G. nga Prizreni për shkak të veprës penale posedim i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge, nga neni 269 par.1 të KPRK-së.

Të akuzuarit me iniciale R.XH. dhe R.G. gjykata i ka shpallur fajtor dhe i ka dënuar secilin veç e veç me dënimin me kusht në kohëzgjatje prej 6 muajve i cili dënim nuk do të ekzekutohet në afatin ligjor prej 1 viti si dhe veç e veç dënimi me gjobë në shumën me nga 500 (pesëqind ) euro.

Sipas njoftimit nga Gjykata Themelore në Prizren, me datën 23.07.2019, në Prizren, gjatë patrullimit nga ana e policisë së Kosovës-njësia e reagimit të shpejt –NJRSH – Prizren, është ndalur vetura e tipit Golf-4, të cilin e drejtonte i pandehuri me iniciale R. Xh., kurse bashkudhëtari i pandehuri me iniciale R.G. dhe M.B. ku gjatë kontrollit të kryer, nën ulësen e veturës janë gjetur 2 qese plastike me substancë narkotike të llojit marihuan me peshë prej 1.43 gr. të cilat të pandehurit i kanë poseduar pa autorizim, dhe të cilat janë sekuestruar si prova nga ana e policisë./PrizrenPress.com

Më Shumë

Dragash: Nisin vizitat sistematike shëndetësore në shkolla për klasat e para dhe të pesta

Ekipi mjekësor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash ka filluar zbatimin e programit të vizitave sistematike shëndetësore nëpër shkollat e Komunës së...

‘Koha’ nga Tuzi fiton çmimin e parë në festivalin ‘Anadrinia Jehon’

Festivalin e 24-të të folklorit “Anadrinia Jehon”, i mbajtur në fshatin Dejnë të Rahovecit, e mbylli me sukses organizimi i nivelit të lartë dhe...

Lajmet e Fundit