Thaçi kujton 142 vjetorin e themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, në 142 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ka deklaruar kjo ishte organizata më e rëndësishme politike, ushtarake dhe ekzekutive për shqiptarët në gjysmën e dytë të shekullit të 19.

Thaçi tha se  ka thënë se edhe pas gjithë këtyre viteve, ideatorët, burrështetasit dhe delegatët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit mbesin figura frymëzuese për popullin shqiptar, njofton Klan Kosova

“Sot kujtojmë patriotët nga të gjitha viset shqiptare që u mblodhën për ta themeluar Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, e cila u bë organizata më e rëndësishme politike, ushtarake dhe ekzekutive për shqiptarët në gjysmën e dytë të shekullit të 19. Edhe pas gjithë këtyre viteve, ideatorët, burrështetasit dhe delegatët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit mbesin figura frymëzuese për popullin shqiptar. Rilindja Kombëtare si lëvizje kulturore, Lidhja Shqiptare e Prizrenit si organizatë politiko-ushtarake dhe kryengritjet e viteve 1908-1912 janë tri premisat themelore që çuan në krijimin e shtetit shqiptar”, shkroi Thaçi.

Më Shumë

Prizreni përkujton 27-vjetorin e masakrës së Korishës

Në 27-vjetorin e masakrës së Korishës, janë zhvilluar sot aktivitete përkujtimore në nderim të 77 civilëve të vrarë më 13 maj 1999, ndër ta...

Trupa amerikane “Magnificat” mahnit publikun prizrenas me baletin “Stratagem”

Teatri “Bekim Fehmiu” në Prizren u mbush mbrëmë me art dhe emocione nga performanca e trupës profesionale të baletit “Magnificat” nga Shtetet e Bashkuara...

Lajmet e Fundit