Limaj: S’ka ndarje as shkëmbim të territoreve – objektivat e qeverisë, rimëkëmbja e ekonomisë dhe përmbyllja e dialogut

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur mbledhjen e saj me anëtarët e Kryesisë dhe kryetarët e degëve.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate, për media.

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, ka veçuar dy objektiva të kësaj qeverie siç është rimëkëmbja e ekonomisë dhe përmbyllja e dialogut me Serbinë.

“Angazhimi ynë mision historik do të jetë përmbyllja e marrëveshjes me Serbinë me njohje reciproke si dhe rimëkëmbja e ekonomisë pas situatës së krijuar me COVID 19. Po ashtu objektive tjetër do të jetë edhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës”, ka thënë ai.

Sipas Limajt, sa herë që Kosova ka qenë e sinkronizuar me SHBA-në dhe miqtë evropianë asnjëherë nuk i ka rënë keq, duke shtuar se nuk do të ketë as shkëmbim të territoreve dhe as ndarje të Kosovës.

Më tutje, Limaj ka thënë se Qeveria e ka për detyrë të zbehë polarizimin që ka bërë qeveria e kaluar në shoqërinë kosovare dhe rikthimin e situatës në normalitet.

“Një nga qëndrimet tona gjatë fushatës zgjedhore ka qenë se është luks për Kosovën me iu dhënë drejtimin e shtetit njerëzve të papërvojë, ky ka qenë minimumi i arsyes. Orientimi i qeverisjes së kaluar ka qenë orientim negativ. Forma tjetër e qeverisjes destruktive është injorimi i ligjit dhe krejt asaj që ka ndodhë më herët duke gjetur rrugën më të lehtë përmes vendimeve administrative të pa mbështetura në ligj për të arritë objektivat politike. Qeveritë e tilla janë autoritare. I përmenda këto për të treguar se kemi pasur një qeverisje me vendime populiste, por me pasoja për vendin”, ka shtuar Limaj.

Ai ka krkuëar nga kryetarët e degëve që pasi të mbyllet pandemia me COVID 19 t’u rikthehen aktiviteteve partiake nëpër komunat e tyre përkatëse.

Më Shumë

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Lajmet e Fundit