5.5 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

21 vjet nga çlirimi i Kosovës, Quni rrëfehet për përjetimet e asaj kohë (VIDEO)

Ish komandanti i UÇK-së, Anton Quni, ka folur rreth përjetimeve të tij para 21 vjetësh, periudhë kur Kosova u çlirua nga forcat e armatosura serbe.

I ftuar në emision “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ai bëri një rrëfim të ngjarjeve të asaj kohë kur së bashku me bashkëluftëtarët e tij zhvillonin operacione kundër forcave serbe.

“Kishte momente që të krijohej përshtypja se misioni ynë ishte i pamundur, marrë parasysh dhjetëra mijëra forca që Serbia i kishte në Kosovë, por me vullnet, mund si dhe përkrahjen e shteteve aleate, ne si UÇK filluam të zhvillojmë operacione dhe kështu edhe të krijojmë epërsi  mbi forcat serbe”.

Tek fushata e NATOS-s kundër forcave serbe, e veçanta ishe që për herë të parë po e praktikonte vetëm fushatën ajrore pa atë tokësore. Për ne ishte lehtësi se s’kishim kapacitete për luftë ajrore, por ne ishim forca tokësore që përballej me tërë atë makineri serbe”.

Quni foli edhe për momentin kur e kuptoi se po nënshkruhej marrëveshja për tërheqjen e forcave serbe nga Kosova, moment për të cilin thotë se s’mund të përshkruhet me fjalë por duhet të përjetohet.

Për ta parë intervistën e plotë, klikoni në videon e mëposhtme:

Më Shumë

Ylli i bashkohet Pejës në finale

Golden Eagle Ylli është finalisti i dytë i Ligës Unike. Therandasit në gjysmëfinale fituan ndaj Besëlidhjes me rezultat 63:76. Të enjten do të zhvillohet ndeshja për...

Vidhen para, stoli ari në Leshan e Krushë të Vogël

Në dy raste të ndara persona të panjohur kanë vjedhur stoli ari në dy shtëpi të ndryshme. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës...

Lajmet e Fundit